Protesta kundër kushteve të këqija në çerdhe

Struga

Protesta kundër kushteve të këqija në çerdhe

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 18:32
Kopshti Dielli në Strugë

Të pakënaqur me kushtet në kopshtin Dielli në Strugë, me një peticion me mbi 1 mijë firma, prindërit e fëmijëve kërkojnë rinovim të objektit ose kopsht të ri.

“Ne reagojmë si këshill i prindërve pa ngjyrim etnik dhe partiak. Mendoj se prej se është ndërtuar, asgjë nuk është investuar në të. Ka prindër maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vlleh, të cilët i prek ky problem”, tha një prid.
Ndryshe nga prindërit, drejtori i kopshtit pohon se kushtet janë më shumë se solide.

“Nuk do të pajtohesha se kushtet në kopsht siç thonë prindërit nuk janë në rregull. Pavarësisht asaj se në çdo grup kemi fëmijë mbi normën, që është një problem, por edhe nuk është për shkak se e njëjta është në të gjitha kopshtet në Maqedoni. Deri në fund të gushtit është premtuar dhe mendoj se do të realizohet, të na kthehen dy hapësira, që nuk do ta zgjidhin, por do ta zvogëlojnë këtë problem me fëmijët aktual dhe ata të cilët janë duke pritur”, deklaroi Sasho Kleçkaroski, Drejtor i kopshtit “Dielli”, Strugë.

Nëse nuk krijohen kushtet themelore për mësimdhënie në kopshtin e fëmijëve, zvogëlimin e numrit të fëmijëve në grup, si dhe punësimin e personelit të ri dhe të kualifikuar për të punuar, prindërit kërcënohen se do të ndërmarrin masa më të rrepta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat