Zaev: Do ta ndryshojmë Strugën e harruar nga kjo Qeveri

Struga

Zaev: Do ta ndryshojmë Strugën e harruar nga kjo Qeveri

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 11:21
Zoran Zaev në Strugë

Zoran Zaev, lider i opozitës maqedonas në Maqedoni, sot qëndroi për vizitë në Strugë, ku zhvilloi takime me anëtarësinë e partisë së tij-LSDM dhe me qytetar të rastit gjatë hetitjes nëpër qytet.

Ai në qendër të qytetit dha një press konferencë ku foli për situatën aktuale lidhur me gjendjen e përgjithshme të krizës politike, bisedimet që zhvillohen dhe rezultatet eventuale për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme të lira dhe demokratike.

Në fjalën e tij, ai  vuri në dukje se Struga është një nga rajonet që tërësisht  është harruar nga kjo Qeveri, sepse janë lënë shumë çështje të papërfunduara në Strugë, sepse paratë shkojnë në monumente dhe në miliona aktivitete të tjera të  pakuptimta.

“Sot fëmijët në Strugë nuk kanë kushte në çerdhe, nuk e dij, nuk jam i sigurtë  nëse do të fillojnë vitin shkollor me shkollat që kanë xhirollogari të bllokuara, rrymën pa paguar, pa lëndë për nxemje etj, e aq më tepër që shkollat janë të ruinuara plotësisht, posikur edhe  spitalet, dhe në përgithësi shëndetësia, mandej stacioni i  policisë poashtu ka nevojë të rinovohet, ndërsa  pishina e qytetit që dikur ka qënë simbol jo vetëm i qytetit është shëndërruar në gërmadhë. Shumë vendbanime janë pa kanalizime dhe pa lidhur me kolektorin, ndërsa paratë e qytetarëve harhohen për gjëra tjera.Janë këto probleme të përditshmërisë së jetës së qytetarëve të Strugës, që Qeveria i ka harruar tërësisht”-tha ndër të tjera Zoran Zajev dhe shtoi:

“Struga është qytet multietnik që shërben si shembull për bashkëjetesën multietnike dhe ne kur do të vijmë në pushtet në qendër të vemendjes do ta kemi qytetarin. Kjo besoj se do të ndodhë në dhjetor kur duhet të mbahen zgjedhjet dhe do të fillojmë ti zgjidhim problemet e qytetarëve”.

Strugës nuk i jepen por edhe i shkurtohen bllok dotacionet edhe pse Struga ka nevojë për mbështetje financiare pikërisht përmes bllok dotacioneve që së paku shkollat të munden të funkcionojnë normalisht, duke krijuar mundësi që ti paguajnë faturat e rrymës dhe të sigurojnë lëndën për nxemje, njofton ina.

“Ne do ta rindërtojmë spitalin, pishinën, sepse sporti i notit buron nga Struga e pishina është gërmadhë. Do ta finalizojmë tërësisht sistemin e kolektorit ku do të lidhen edhe Radozha me Vranishtën. Do të ndërtojmë sisteme të ujërave të zeza dhe kanalizime në ato vende ku kjo infrastrukturë mungon. Ndërkaq, rajoni i Drimkollit që tërësisht është harruar do të jetë poashtu preokupim i yni. Në tërë rajonin e Strugës do të investojmë në sport që është i domosdodhëm për rininë që jo vetëm ta ndalim këtu, por edhe ta kthejmë nga vendet ku është larguar kjo rini, duke u krijuar ambijent dhe kushte normale për jetesë”-shtoi Zoran Zaev.

Zoran Zaev foli edhe për çështjen e mediave, e sidomos për RTVM-në dhe zgjedhjen e drejtuesve në bazë të profesionalizmit të personave e jo në bazë të mbështetjes partiake.

Duke folur për zgedhjet, respektivisht për listat zgjedhore, ai pos tjerash tha: “Maqedonia nuk mund të ketë më shumë se 1.6 milion votues. Prandaj, mbi 170 mijë votues sipas listave janë inekzistent, sepse me vite të tëra nuk kanë asnjë gjurmë se janë në Maqedoni. Kam besim se lista zgjedhore do të pastrohet dhe e gatshme për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të këtij viti. Në fund, më duhet të theksoj se duhet të angazhohemi të gjithë dhe të kontribuojmë bashkërisht për të ndryshuar këtë gjendje, për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”-përfundoi Zoran Zaev. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat