Mësohet identiteti i të riut që u mbyt dje në Liqenin e Ohrit

Struga

Mësohet identiteti i të riut që u mbyt dje në Liqenin e Ohrit

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 12:54
Liqeni i Ohrit

Njëzet e katër vjeçari Marko V. nga Shkupi është personi trupi i pajetë i të cilit dje pasdite u gjet në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të kampit ushtarak “Shën Naumi”.

Sipas kontrollit të kryer dje rreth orë 16 në ambulancën në Peshtani është treguar se nuk ka lëndime ose gjurmë të dhunës në trup ose në fytyrë.

Përndryshime, trupi i të ndjerit rreth orës 14:20 është vërejtur nga ekipi mjekësor nga ambulanca ushtarake e kampit, në ujërat e liqenit rreth 20 metra larg bregut. Nga ana e tyre kanë ndërmarrë masa për reanimim, pastaj me automjetin mjekësor trupi është dërguar në ambulancën në Peshtani, ku nga mjeku i ambulancës dhe nga Shërbimi i ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekja.

Me urdhër të Prokurorit publik gjatë ditës së djeshme trupit të të ndjerit i është bërë obduksion në Mjekësinë gjyqësore pranë Qendrës mjekësore në Manastir për konfirmimin e shkaqeve për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat