Edhe Struga mund të përmbytet nga shiu

Struga

Edhe Struga mund të përmbytet nga shiu

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 09:31
Struga

Banorët e fshatrave të Dologozhdës dhe Livadhisë frikësohen se reshjet e shiut mund të shkaktojnë përmbytje të këtij rajoni, ngjashëm si që ndodhi edhe në Shkup.

Ata thonë se kanali i papastruar 5 kilometërsh, i ndërtuar në vitet e pesëdhjeta, nuk është pastruar asnjëherë. Një situatë e rrezikshme është krijuar në vitin 2010, kur nga reshjet thuajse janë përmbytur shtëpitë e këtyre fshatrave.

Banorët kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa, në mënyrë që të pengohet një përmbytje si ajo e rajoneve të Shkupit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat