Sela: Jemi për bashkim të opozitës shqiptare

Struga

Sela: Jemi për bashkim të opozitës shqiptare

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 22:01
Ziadin Sela

“Ne si Lëvizja për Reforma – PDSH dhe unë si Ziadin Sela jemi për bashkimin e opozitës”, ka theksuar ndër të tjera kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela në një emision në televizionin lokal “Kaltrina” në Strugë.

“Qëndrimi im ka qënë është dhe do të jetë unifikimi i opozitës shqiptare, duke e konsideruar si alternativë të vetme për interest kombëtare shqiptare. Ne si LR-PDSH dhe unë si Ziadin Sela, jemi për bashkimin e opozitës dhe këtë e kemi shprehur që nga fillimi i iniciativës tonë, biles duke ftuar edhe sektorin civil të na bashkangjitet sepse edhe sektori civil është pjesë e elektoratit. Këtë qëndrim e kemi prezantuar edhe gjatë takimit me RDK-në dhe Lëvizjen “Besa”, madje duke diskutuar edhe modalitetin e mënyrës së unifikimit të opozitës dhe kemi shkuar aq larg sa që kemi theksuar se edhe nëse i fitojmë zgjedhjet, nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë nëse nuk bëhet ndërhyrja dhe ndryshimi i Kushtetuës”, deklaroi Ziadin Sela.

Sipas tij, qëllimi i unifikimit është për të përforcuar pozicionin e shqiptarëve dhe pozitën e tyre në Maqedoni.
“Listat e përbashkëta zgjedhore, platforma unike dhe koordinimi i aktiviteteve kanë qënë tri çështje kryesore, dhe siç e thashë se edhe nëse i fitojmë zgjedhjet nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë pa ndryshuar Kushtetutën, sepse nuk është qëllimi ynë marrja e pushtetit, por përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, e kjo mund të bëhet me një Parlament dy dhomësh, sepse nuk e konsiderojmë fitore të opozitës nëse vazhdojnë të jenë në fuqi ligjet që pengojnë avansimin e çështjes shqiptare, e në rend të parë barazinë e plotë me të tjerët në Maqedoni”, përfundoi Sela. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat