Qeveria nuk i jep konviktet e nxënësve

Struga

Qeveria nuk i jep konviktet e nxënësve

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 22:19
Konviktet

Autoritetet lokale në Strugë akuzojnë se edhe krahas obligimeve ligjore, konvikti i nxënësve “Vëllezërit Milladinovci”, që gjendet në rrethin e dy shkollave të mesme në Strugë, shteti nuk lejon që të kalojnë nën kompetencat e komunës. Prej atje sërish janë drejtuar me kërkesë deri tek Ministria e Arsimit ku i përkujtojnë se sipas Ligjit për standardin e nxënësve, ekzistojnë konvikte që para një dekade është dashur të vazhdojnë me punë si konvikte komunale për nxënës.

Nga komuna kërkojnë që Ministria e Arsimit të tregoj pse deri më tani nuk janë zbatuar nenet e ligjit. Në të akomodohen nxënës nga qytetet tjera që mësojnë në Strugë.

“Nuk do të doja të hyj në këtë çështje, kjo është çështje e Ministrisë, Konvikti i nxënësve është në funksion të tre shkollave në Strugë përkatësisht shkolla e mesme Niko Nestor, gjimnazi Ibraim Temo dhe shkolla e muzikës “Todor Skaloski”, deklaroi Nikola Zaturoski, drejtor i “Niko Nestor”.
Alsat M kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit, por prej atje nuk morëm përgjigje për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat