Strugë, dëmtohen pllakat në shëtitoren e rinovuar

Struga

Strugë, dëmtohen pllakat në shëtitoren e rinovuar

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 23:16
Pllakat në shëtitore

Pllaka të thyera dhe breg të shkatërruar të lumit nga njëra anë e Drinit. Kjo gjendje është e tillë në Strugë me vite. Qytetarët thonë se është turp i madh për Strugën turistike dhe kërkojnë që pushteti lokal ta zgjidhë problemin.

“Është turp i madh, është mosinteresim. Janë vënë pllaka në anën tjetër dhe të gjitha kanë krisur. Ndoshta nuk janë cilësore apo diç tjetër nuk e di.”

Arkitekti Bekim Kica thotë se investimi i bërë në njërën anë të Drinit të Zi është për lëvdatë, por vlerëson se është dashur të kihet kujdes gjatë përzgjedhjes së materialeve.

Nga komuna e Strugës thonë se kanë shpallur tender për zgjedhjen e kompanisë që do ta rekonstruon pjesën e dëmtuar, ndërsa për pllakat e vendosura vitin e kaluar të cilat janë dëmtuar, fajësojnë policët të cilët sipas Komunës lejojnë shoferëve të lëvizin me makina nëpër bregun e lumit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat