Ilegalisht ka ndërtuar shtëpi turistike në Kalishtë të Strugës

Struga

Ilegalisht ka ndërtuar shtëpi turistike në Kalishtë të Strugës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:04
Ilustrim

Policia e Strugës e ka ngritur një padi penale kundër M.Q.(56) nga fshati Bixhevo për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale, ndërtim pa leje.

I padituri gjatë periudhës së muajit gusht të këtij vit, pa leje për ndërtim, ka vazhduar me ndërtimin në vendin turistik “Elensko” në afërsi të hotelit “Makpetrol” në fshatin Kalishtë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e 11 shtëpive turistike, thuan nga policia të cilat ilegalisht janë nisur që të ndërtohen në vitin 1993 të cilat i padituri është dashur që t`i rinovoje dhe t`i tregoje se janë të ndërtuara para vitit 2011 me qëllim që t`i legalizoje në pajtueshmëri me Ligjin për veprimin për ndërtimin e objekteve pa leje që vjen për objektet e ndërtuara para vitit 2011.

Me 23 gusht të vitit 2013, inspektori i ndërtimit i komunës së Strugës ka kryer kontroll inspektues në objektet e ndërtuara në tokën shtetërore ku është konstatuar se investitori i rinovimit është i padituri dhe se ndërtimet nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe leje për ndërtim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat