Ura simbol e qytetit, një dhuratë pët festën e flamurit shqiptar!

Struga

Ura simbol e qytetit, një dhuratë pët festën e flamurit shqiptar!

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 13:40
Pamje nga konferenca

Tashmë është konfirmuar edhe afati kohor i ndërtimit të urës së shumpërfolur, simbol të qytetit të Strugës.

Komuna e Strugës planifikon që këtë urë ta inagurojë me rastin e festave të Nëntorit, duke realizuar kështu një premtim të mbajtur paraelektoral nga kryetari Sela.

Realizimi i këtij projekti u bë i mundur me mbështetjen e kompanisë “Trim&Lum” dhe përkrahjen e komunës së Strugës, të cilët me këtë veprim i rikthejnë qytetit një objekt simbol dhe shumë të rëndësishëm për qarkullimin e këmbësorëve në dy anët e lumit Drini i Zi dhe për imazhin e natyrshëm të Strugës.

Kryetari Ziadin Sela i shoqëruar nga presidenti i kompanisë “Trim&Lum”, z.Mendi Qyra përmes një konference prezantuan projektin e mirëpritur për qytetin dhe qytetarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat