Arben Labënishti i bashkohet Lëvizjes “Besa” ?!

Struga

Arben Labënishti i bashkohet Lëvizjes “Besa” ?!

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

Zeqirija Ibraimi, një nga drejtuesit më tëlartë të Lëvizjes “Besa”, ka shprehur kënaqësinë e tij gjatë qëndrimit në Strugë bashkë me Arben Labënishtin, Bilall Kasamin dhe përfaqësues të tjerë që sonte do të marrin pjesë në një takim në fshatin Llabunishtë të Strugës.

“Më në fund: Një kafe pranë Liqenit me mikun tonë Arben Labënishtin dhe miq të tjerë të Strugës.
Në mbrëmje shihemi në Labunishtë…” ka shkruar Ibraimi duke e shoqëruar këtë me fotografi bashkë me ish ministrin dhe deputetin e BDI-së, Arben Labënishti i cili me shumë gjasë me këtë paraqitje, po konfirmon zërat për një kalim në Lëvizjen “Besa”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat