Qytetarët struganë kritikojnë Komunën dhe udhëheqësinë së saj

Struga

Qytetarët struganë kritikojnë Komunën dhe udhëheqësinë së saj

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:49

Ndërtimi i një spitali të ri për ortopedi dhe traumatologji, ndërtimi i një marine në liqenin e Ohrit, plazhi i ri në Lubanishtë, pajisje të reja në spitalin e Ohrit janë vetëm disa nga projektet kapitale që kryeministri Nikolla Gruevski i ka promovuar në Ohër. Kohët e fundit u hodh edhe gurthemeli për ndërtimin e një pishine të mbyllur në Ohër. Ndërkohë pishina në Strugë është e shkatërruar, ndërsa spitali i Strugës ka nevojë për rindërtim.

Në këtë qytet nuk është investuar thuajse asgjë. Pakënaqësia e afaristëve sa vjen e shtohet. Ata janë ngopur me arsyetimet e kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela. Sipas tyre, Sela gjatë tërë kësaj periudhe nuk ka bërë asgjë tjetër pos që është shfajësuar se nuk është në kompetenca të tij, si dhe ka akuzuar partitë në pushtetin qendror. “Në Strugë asgjë nuk është bërë nga ana e shtetit. Nëse komuna ka para, po nëse nuk ka çfarë do të bëjë?”.

Nga LSDM-ja thonë se me buxhetin për vitin 2016 Struga është harruar nga pushteti dhe nuk janë pranuar sugjerimet e tyre për ndërtimin shtesë të spitalit dhe rikonstruksionimin e pishinës së mbyllur. Për aeroportin sportiv në fshatin Kalishtë i cili u paralajmërua se do të ndërtohet në vitin 2014, nuk ka fonde as këtë vit.

Image

 

Por, banorët përgjegjësinë kryesore e kërkojnë edhe nga kryetari i kësja Komune që, sipas tyre, më shumë është marrë me tema të politikës qëndrore sesa që është përpjekur me seriozitët t’i trajtojë nevojat urgjente që kishte qyteti i Strugës. “Gjatë tërë kësaj kohe ne kemi dëgjuar vetëm shfajësimet e kryetarit të Komunës së Strugës dhe pafuqinë e tij për ta ndryshuar për të mirë gjendjen. Ai qartazi shihej se aspak nuk është i interesuar për punët në Komunë por se më tepër ishte i koncentruar në politikat në nivel qendror”, është shprehur Artim Etemi.

“Derisa ai akuzonte pushtetin qendror, në fakt në nivel lokal ishte në koalicion me VMRO – DPMNE’në. Për cilat pengesa ose partime flet ky njeri”, shprehet një banore tjetër e revoltuar, Lulebreza Osmani.

Përtej akuzave dhe pakënaqësive, megjithatë, Ziadin Sela shpesheherë e ka sqaruar në opinion se shumë projekte i kanë ngecur shkaku i bllokadave që i janë bërë në nivel qendror. Lajm i mirë për struganët është se më në fund me donacion nga një ndërmarrje private do të ndërtohet ura e drurit në lumin Drini i Zi në qendër të Strugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat