Taksistët në Strugë, probleme me parkingun

Struga

Taksistët në Strugë, probleme me parkingun

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 20:24
Ilustrim

Taksistët në Strugë ankohen për mungesë të vendeve për parkim, në veçanti në qendër të qytetit. Më të prekur nga ky problem janë ata që parkohen në afërsi të Gjykatës Themelore dhe objektit të komunës. Problemi rëndohet kur vendet e dedikuara për ta, uzurpohen nga makinat private.

Pavarësisht kërkesave të tyre që t’iu sigurohet vend i posaçëm, tani për tani zgjidhje nuk ka.

Taksistët me të cilët biseduam thonë se problem plotësues është se në asnjë lokacion këtu në qendër të Strugës nuk ka shenjë për taksistët.
Për këtë shkak shpesh turistët që kanë vizituar këtë qytet nuk kanë ditur ku të kërkojnë taksi.

Nga komuna e Strugës thonë se janë të ndërgjegjshëm për problemin dhe premtojnë se pas ndërtimit të hapësirës së re të parkingut përballë komunës, do të shënohen më mirë edhe vendet për parkimin e taksistëve në këtë pjesë të qytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat