Mungon kuadri i turizmit në Ohër dhe Strugë

Struga

Mungon kuadri i turizmit në Ohër dhe Strugë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:04
Strugë

Hotelierët e rivierës së Ohrit dhe Strugës kanë problem serioz me kuadër profesional në pjesën e turizmit, njofton Alsat M. Pjesa më e madhe e profesionistëve për më shumë para shkojnë për punë jashtë vendit, sidomos në vendet e rajonit. Nga Asociacioni i hotelierisë së Maqedonisë thonë se duhet të krijojnë kushte që studentët e ri të mbahen në Maqedoni përmes masave të ndryshme qeveritare.

Nga fakulteti i Ohrit për turizëm, thonë se nga viti i ardhshëm studentëve do t’u mundësohet punë praktike në ndonjërin nga kapacitetet hotelerike.
Rufi Ajazi, pronar hoteli në Strugë, thotë se për shkak të mos pasjes së profesionistëve në këtë fushë, disa nga hotelierët janë detyruar që kamarierë dhe kuzhinierë të marrin nga Shqipëria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat