Konferencë në Strugë për të drejtat e fëmijëve

Struga

Konferencë në Strugë për të drejtat e fëmijëve

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 13:33
Ilustrim

Koalicioni i organizatave të të rinjve “Sega” në Strugë, ka mbajtur konferencë për evaluimin dhe implementimin e indeksit të ri pët të drejtat e fëmijëve.

Kjo konferencë është mbajtur në kuadër të projektit “Implementimi i konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni” dhe është mbajtur së bashku me drejtorët dhe përfaqësues të 9 shkollave fillore.

Koalicioni “Sega” prej vitit 2010 e zbaton projektin “Implementimi i konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni”, me ndihmë të Fondacionit të fëmijëve “Pestaloci”, në 10 shkolla fillore dhe 9 të mesme në Prilep, Manastir, Ohër, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Shtip dhe Kavadar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat