Në Strugë dy herë më pak policë se sa duhet, komunikacioni në kaos

Struga

Në Strugë dy herë më pak policë se sa duhet, komunikacioni në kaos

Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Qeveria lokale e Strugës kërkon nga policia e Strugës që më mirë të rregullojë komunikacionin në qytet, prani më të madhe të tyre dhe rritje të numrit të tyre të përgjithshëm në stacionin policorë. Nga Komuna e Strugës gjithashtu nuk janë të kënaqur edhe me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve në gjithë nivelet.

“Numri i policëve në Strugë është afër 90, ndërsa komunës i duhen 160 policë. Përfaqësimi i shqiptarëve në polici nuk duhet të jetë vetëm në uniformë, por edhe në sektorët tjerë”, deklaroi Mustafa Zabzun, kryetar në detyrë në Komunën e Strugës.

Edhe qytetarët e anketuar nga Alsat-M u shprehën se numri i policëve në rrugë duhet të jetë më i madh, me qëllim që ta rregullojnë kaosin në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat