Themelohet klubi alpin bjeshkatar “Struga”

Struga

Themelohet klubi alpin bjeshkatar “Struga”

Më: 29 prill 2017 Në ora: 18:38
Ilustrim

Me shume se 150 bjeshkatar nga Maqedonia, Shqipëria,Kosova e Presheva janë bërë bashkë ne Strugë me rastin e themelimit të Klubit te parë bjeshkatar shqiptar në këtë qytet. Klubi synon qe natyrën e Strugës dhe jo vetëm ta prezantoj nga një tjetër këndvështrim.

“Ideja për themelimin e klubit lindi krejt rastësisht, nga një iniciativë mes disa anëtarësh të klubit tonë duke promovuar bukuritë e rralla të pjesës rurale të Strugës erdhëm tek ideja që të formojmë klubin. Ajo që ishte tejet surprizuese ishte numri tejet i madh i anëtarëve të cilët deshën të bëhen pjesë e këtij Klubi”, tha Nderim Pollozhani, kryetar i Klubit alpin bjeshkatar “Struga”.

Sfida e parë për bjeshkatarët do te jetë nesër. Ata do të marshojnë drejtë malit Jablanica për tu ngjitur ne majën “Guri i zi -2257 metra lartësi mbidetare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat