Mjekët e rinj të pakënaqur, braktisin Strugën

Struga

Mjekët e rinj të pakënaqur, braktisin Strugën

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:49
Ilustrim

Dy-tre vitet e fundit dhjetëra mjekë të rinj nga Struga e kanë braktisur Maqedoninë dhe janë zhvendosur jashtë vendit. Shkak ishte situata politike në vend, pamundësia për të siguruar punë të denjë dhe pritja e gjatë për punësim. Shumë mjekë të tjerë të rinj e mësojnë gjuhën gjermane dhe përgatiten për ta braktisur vendin, ndërsa numri nuk është i vogël as i kuadrit mjekësor me shkollë të mesme.

Për situatën aktuale është i shqetësuar dhe vetë kreu i Strugës Mustafa Zabzun, i cili edhe vetë me profesion është mjek. Jo zyrtarisht mësohet se nga Maqedonia vetëm në vitet e fundit janë larguar mes 700 deri 1000 mjekë të rinj. Nëse të ardhurat e një mjeku në Maqedoni janë rreth 400 euro, në Gjermani janë pothuajse 3,000 euro.

Autoritetet mjekësore të Strugës kanë frikë se do të vijë koha kur shumë spitale do të përballen me probleme në funksionimin normal, për shkak se nuk do kenë mjekë të mjaftueshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat