Struga bëhet kuq e zi, e pret Ziadin Selën

Struga

Struga bëhet kuq e zi, e pret Ziadin Selën

Më: 6 maj 2017 Në ora: 17:40
Struga

Struga ka marrë pamjen kuq e zi. Banorët kanë dalë për ta pritur kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela me flamurin kombëtarë.

Sela para pak orëve është liruar nga Spitali i Tetovës ku po trajtohej pas lëndimeve të marra në protestën e fundit në Maqedoni.

Image

Ai ishte sulmuar nga protestuesit maqedonas të cilët kishin hyrë brenda Kuvendit menjëherë pas kumtimit të lajmit se në Parlamentin do ta udhëhiqte Talat Xhaferi.

Mediat maqedonase raportojnë se gjendja shëndetësore e Selës është e mirë, kurse pritet që brenda ditëve ai t`i kthehet punës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat