Ziadin Sela mbërrin në shtëpi, flet fjalë të mëdha

Struga

Ziadin Sela mbërrin në shtëpi, flet fjalë të mëdha

Më: 6 maj 2017 Në ora: 18:32
Ziadin Sela me familje, në shtëpinë e tij

(E plotësuar) - Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka arritur në shtëpinë e tij në Livadhi të Strugës, më i fuqishëm se kurrë më parë.

Ai në vendlindjen e tij është pritur nga qindra qytetarë të cilët i kanë bërë pritje madhështore.

Ziadin Sela ka ftuar gjithë të pranishmit që të futen si misafir nderi në shtëpinë e tij.

“Këto gjëra ishin të papritshme. Por një gjë të jeni të sigurtë ne vazhdojmë përpara”, theksoi Sela.

Ziadin Sela mbërrin në shtëpi përqafohet me familjen e tij 

Ziadin Sela ka arritur në shtëpinë e tij në Livadhi të Strugës.

Ai është pritur nga qindra qytetarë të cilët i kanë realizuar pritje madhështore.

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka dalë nga spitali klinik i Tetovës aty ku po mjekohej prej disa ditësh pas lëndimeve që mori nga turma e dhunshme që një javë më parë hyri në Kuvendin e Maqedonisë.

Qytetarë të shumtë kishin dalë në pritje të Selës, i cili tashmë trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në shtëpi.

Image

Ai në natën kur edhe kishte shpërthyer dhuna në Parlamentin e Maqedonisë ishte sulmuar nga huliganë maqedonas, nga edhe kishte marrë lëndime të mëdha.

Mjekët kanë kërkuar që Ziadin Sela ta vazhdojë trajtimin në spital të pakten deri në mes të javës së ardhshme.

Por, Ziadin Sela ka instituar që ai sot përfundimisht të del nga Spitali, që sipas Selës atë e pret një punë e madhe dhe angazhim i madh në politikë.
“Puna nuk pret”, ka qenë kjo fjalia e vetme që tha Ziadin Sela pas daljes nga spitali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat