OBRM-PDUKM: Problemi me deponinë në Strugë, rrezikon sezonin turistik në liqenin e Ohrit

Struga

OBRM-PDUKM: Problemi me deponinë në Strugë, rrezikon sezonin turistik në liqenin e Ohrit

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:11
OBRM-PDUKM

Qeveria e re tregoi paaftësinë dhe jo interesimin për problemet e qytetarëve të Strugës, ku 9 ditë me radhë digjet deponia, e cila ndot dhe rrezikon jetën e qytetarëve, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga kjo parti thonë se, nëse vazhdon djegia e deponisë rrezikohet edhe sezoni turistik në Ohër.

“LSDM dhe partnerët e koalicionit me paaftësinë e tyre rrezikojnë sezonin turistik në liqenin e Ohrit, me çka drejpërdrejtë rrezikojnë edhe ekzistencën e qindra familjeve që burime kanë të ardhurat ng turizmi. Qeveria e LSDM-së di të shfuqizojë, bllokojë dhe largojë nga puna, por është totalisht e shurdhër dhe nuk dëgjon kërkesat për zhvendosje dhe mbyllje të deponisë në Strugë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti kërkojnë që me procedurë urgjente të mbahet seancë parlamentare në të cilën do të diskutohet për situatën alarmante në Strugë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat