Në një shkollë të mesme të Strugës shqiptarët humbin dominimin, regjistrohen më shumë maqedonas

Struga

Në një shkollë të mesme të Strugës shqiptarët humbin dominimin, regjistrohen më shumë maqedonas

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 22:17
Strugë

Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës ,tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit ku nga viti në vit shihet një tendencë e zvogëlimit të numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor, sidomos të atyre shqiptar.

Strugalajm.com mëson se për herë të parë pas shumë viteve numri i nxënësve shqiptar është më i vogël se ai i tyre maqedonas në këtë institucion arsimor.Kështu në afatin e parë dhe të dytë të regjistrimit në shkollën ‘’Niko Nestor’’ kanë aplikuar 209 nxënës në gjuhën maqedonase dhe 183 në atë shqipe, nga të cilët në gjuhën maqedonase janë pranuar 155 nxënës, ndërsa në atë shqipe 133.

Jozyrtarsisht, mësohet se balancën e kanë përmbysur nxënësit e Labunishtit të cilët në pjesën më të madhe janë regjistruar në gjuhën maqedonase, pavarsisht që arsimin fillor një pjesë e kanë ndjekur në gjuhën shqipe. Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore.

Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë se kanë lojtur të ashtuqojturat ”martesa me letra”, praktik nepërmjet së cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku kriuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shumë nxënës me origjin ënga Struga të etnisë shqipatare ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës.Në komunën e Strugës funksionojn njëmbëdhjet shkolla fillore qëndrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjet e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënsëve me këto ritme mund të ndikojë që në të ardhmen shumë prej tyre rrezikojnë të mbyllen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat