Deponia e Strugës vazhdon të digjet, Qeveria harron vendimin

Struga

Deponia e Strugës vazhdon të digjet, Qeveria harron vendimin

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:36
Deponia në Strugë

Nga deponia e Strugës edhe sot përhapet tymi, edhe pse është me intenzitet më të ulët prej ditëve të kaluara. Jozyrtarisht sigurimi fizik prej 24 orëve në deponi i njoftuar një ditë më parë nga Qeveria do të realizohet nga java e ardhshme.

Në ndërkohë do të fillojnë aktivitete për furnizim me dy kontejnerë të mëdhenj shtypës, mjet ngarkimi, dhe një kamion për bartjen e kontejnerëve të cilët më pas do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup deri në ndërtimin e deponisë rajonale që parashihet të ndërtohet në fshatin Godivje në komunën e Debërcës.

Ndërtimin e saj tani për tani e kontestojnë banorët dhe autoritetet lokale në Debërc.

Ministria e Financave dhe sekretariati i përgjithshëm i qeverisë kanë marrë obligim të sigurojnë mjete financiare me të cilat duhet të sigurohen kushte për transportin e sigurtë dhe ekonomik të mbeturinave nga deponia e Strugës deri tek deponitë tjera të sigurta në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat