Koalicion për ta mposhtur Selën në Strugë?! - Bota Sot
Koalicion për ta mposhtur Selën në Strugë?!

Struga

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Koalicion për ta mposhtur Selën në Strugë?!

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 10:09
Ziadin Sela

Në qarqet politike shqiptare po zhvillohen bisedime për arritjen e koalicionimeve për ti dalë ballë Ziadin Selës, kryetarit të LR-PDSH që tashmë i vetmi ka shpallur rikandidimin për kreun e komunës së Strugës.

Burime partiake për INA theksuan se BDI po zhvillon bisedime për një koalicionim më të gjerë për të përfituar më shumë mbështetje për lokalet e 15 tetorit. Edhe Lëvizja BESA ka takime intensive me parti tjera politike për të arritur sa më shumë mbështetje për garën në Strugë.

Kjo parti siç mësohet po bisedon me përfaqësues të PDSH dhe grupit tjetër të RDK-së për ti përfshirë në koalicion.

Në kalkulime është përfshirë edhe ish-kreu i këshillit të komunës, Avdulla Qazimovski i cili braktisi bashkëpunimin me Selën, ndërsa nuk mungon edhe koketimi me organizata joqeveritare.

Nga Lëvizja BESA kanë komunikim edhe me Partinë për Ardhmëri Evropiane të Fijat Canovski, por siç bëhet e ditur lideri i kësaj partie pritet të hyjë në garë për Strugën, pasi që në një nga ciklet e fundit zgjedhore kishte fituar një numër të madh të votave.

Nga partitë e tjera politike nuk kanë shpallur kandidatët për zgjedhjet lokale, por siç mësohet nga BDI do të jetë Ramiz Merko, i cili ka marrë më shumë përkrahje nëpër nëndegët partiake. Ndërsa nga Lëvizja BESA do të jetë Arben Labënishti.

Nga ana tjetër, pritet të ketë koalicionime edhe midis partive maqedonase, të cilat do të synojnë rikthimin e Strugës. Kjo nuk përjashtohet as mes dy partive më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test