Strugë, pas të shtënave me armë zjarri mbetet i vrarë Dilaver Bojku - Bota Sot
Strugë, pas të shtënave me armë zjarri mbetet i vrarë Dilaver Bojku

Struga

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Strugë, pas të shtënave me armë zjarri mbetet i vrarë Dilaver Bojku

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 18:44
Dilaver Bojku

Sot rreth orës 16:45 në plazhin ‘Akva Blu’ me të cilën ka menaxhuar Dilaver Bojku janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, transmeton alsat.M.

Në Qendrën spitalore të Strugës me plagë zjarri në kokë është sjell Dilaver Bojku i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.

Në plazhin e Strugës që ishte në pronësi të tij, u qëllua sot me armë zjarri Dilaver Bojku që njihej me nofkën Leku. Sulmi ndodhi në rreth orës 16:45 në kafiterinë "Aqua Bluesky" që ishte gjithashtu pronë e Bojkut.

Me lëndime të rënda Bojku u dërgua në Spitalin e qytetit. Nga policia deri më tani nuk japin detaje, ndërsa në proces është formimi i ekipit hetues policor që do të punojë në zbulimin e rastit.

Para 15 viteve Bojku fitoi epitetin "Bosi ballkanik i prostitucionit" që më pas rezultoi me burgosjen e tij, me dënime minimale që i mundësuan edhe ikjen nga Maqedonia. Më pas ishte arrestuar në Mal të Zi, duke u ekstraduar përsëri në Maqedoni. Së fundmi Bojku u fut në biznes legal me turizëm dhe hotelieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test