Dalin detajet e para, ja si u vra Dilaver Bojku - Bota Sot
Dalin detajet e para, ja si u vra Dilaver Bojku

Struga

E martë, 12 dhjetor 2017

Dalin detajet e para, ja si u vra Dilaver Bojku

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:58
Dilaver Bojku – Leku

Vritet në Strugë ish i burgosuri për prostitucion Dilaver Bojku – Leku. Një person i panjohur deri në këto momente, i është afruar Bojkut përderisa ai ka qenë në plazhin e tij Akua Blu, në bregun e liqenit rreth orës 16:45, dhe ka shkrepur disa plumba në drejtim të tij.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë. Mjekët në spitalin e Strugës për Alsat M informuan se Bojku me siguri është qëlluar me disa plumba në pjesën e kokës, ndërkaq në Qendrën Mjekësore është sjellë i vdekur.

Para Spitalit u tubuan një numër i madh i anëtarëve të familjes dhe miqtë e tij. Ata nuk deshën të prononcohen për rastin duke kërkuar që të mos xhirojmë. Para objektit të Bojkut në Strugë vërehet prezencë e shtuar e policisë. Po kryhet hetimi.

Dilaver Bojku është i njohur për opinionin prej më herët. Emri i tij lidhej me prostitucionin. Për këtë, ai ka vuajtur disa vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test