Ministria e Brendshme flet për vrasjen e Bojkut - Bota Sot
Ministria e Brendshme flet për vrasjen e Bojkut

Struga

E hënë, 18 dhjetor 2017

Ministria e Brendshme flet për vrasjen e Bojkut

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 21:29
Dilaver Bojku

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër pas rastit që ndodhi sot në qendër të Strugës në të cilin ngeli i vrarë pronari i hotelit “Akva Blu”, Dilaver Bojku, ka ndërmarrë aksion të madh për gjetjen e kryerësit të vrasësit dhe zbulimit të shkaqeve të vrasjes. Kështu bëri të ditur për Portalb zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

“Ka pasur vrasje në Strugë dhe për momentin në teren janë shërbimet e policisë në pjesën e qendrës së Strugës. Njëkohësisht është duke u zhvilluar aksion edhe për gjetjen e kryerësit të vrasjes. Ngaqë ende nuk dihet kryerësi i vrasjes, nuk mund të flasim për motivet dhe shkaqet që sollën deri të kjo situatë. Megjithatë, është duke u kryer aksion i madh i hetimit të rastit”, tha Dimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test