Si u bë Leka bosi më i madh i mafias në Ballkan

Struga

Si u bë Leka bosi më i madh i mafias në Ballkan

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:20
Dilaver Bojku – Leku

Dilaver Bojku, i njohur më shumë si Leka, u vra përpara kafenesë së tij në Strugë me plumb në kokë.

Siç raportojnë mediat maqedonase, Leka ka qenë krimineli më i madh i Maqedonisë, kur bie fjala tek trafiku i femrave.

Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni e quante madje “qytetari më i njohur i këtij vendi”.

Edhe autoritetet amerikane njësoj si Interpoli, ishin të përfshirë në hetimin e aktiviteteve të bosit mafioz.

Ato realizoheshin kryesisht në Veleshtë, një fshat pranë Strugës.

Thuhet se ai u vra për shkak të hakmarrjes, pasi djali dhe vëllai i tij janë përfshirë në vrasje të shumta.

Dëshmitarët thonë se atentatori e qëlloi në kokë, hipi në motorr dhe u largua.

Ankand për femrat

Thuhet se aty ai organizonte deri në vitin 2006 ankande për shitjen e femrave.

Bëhet fjalë për femra të reja, që ose ishin rrëmbyer, ose ishin mashtruar.

Bojku ishte drejtuesi kryesor i dy rrugëve të mëdha të trafikut të femrave nga Moldavia, Rumania dhe Ukraina.

Një prej këtyre rrugëve kalonte nga Bullgaria, tjetra kalonte nga Shqipëria.

Të dy këto rrugë kryqëzoheshin në fshatin Veleshtë.

Mediat lokale thonë se në këtë fshat të vogël shiteshin çdo ditë nga 200 deri në 250 femra.

Leka i mbante për vete 20 më të bukurat.

Ato ua ofronte klientëve në barin “Ekspreso”.

Pasi vajzat punonin disa muaj për të, ai dyshohet se i shiste në Kosovë.

Më shumë se 3 mijë femra të shitura

Statistikat zyrtare të policisë maqedonase theksojnë se Bojku ka trafikuar të paktën 3 mijë femra.

Në vitin 2002 ai u arrestua dhe u dënua me burg.

Por falë lidhjeve të mira, ai u arratis për në Mal të Zi.

Në vitin 2003 u dënua me 4 vite burg për prostitucion. Pasi e shërbeu këtë, ai dyshohet se u angazhuar në industrinë e turizmit me biznes të ligjshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat