Sefer Canoski, kandidat konsensual i partive shqiptare edhe i LSDM-së në Strugë?!

Struga

Sefer Canoski, kandidat konsensual i partive shqiptare edhe i LSDM-së në Strugë?!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 06:24
Sefer Canoski

Pas kriminalizimit të skajshëm të Strugës nga Ramiz Merko dhe Zijadin Sela, shumica e subjekteve politike kanë arritur në konstatim se VMRO-DPMNE mund të mposhtet në këtë qytet vetëm me një kandidat konsensual. Kurse anketat e zhvilluara në Strugë, kanë treguar se kandidati që mund të fitojë që në rrethin e parë kundër VMRO-DPMNE-së,është biznesmeni i njohur, Sefer Canovski, shkruan Almakos.

Si biznismen i ri dhe shumë i suksesshëm, Canoski gëzon mbështetjen e subjekteve politike shqiptare BDI, LR-PDSH, RDK, si dhe të LSDM-së, kurse me gjasë mund të marrë edhe përkrahje nga Lëvizja Besa.

LR PDSH ka gjasa të heqë dorë nga kandidimi në Strugë për shkak të zhvillimeve të përgjakshme në nëntokën e Veleshtës, prandaj janë të mëdha gjasat që kjo parti të japë mbështetje për Canoskin.
Në këtë mënyrë, ky subjekt do të përmirësojë edhe gabimin e kryetarit të saj Zijadin Sela, i cili si kryetar i komunës së Strugës tre vite e gjysëm ishte në koalicion të dëmshëm me VMRO-DPMNE-në, koalicion që e prishi pasardhësi i tij, Zabzumi.

Sefer Canoski dhe familja e tij ishin në shënjestër të VMRO-DPMNE-së, për shkak se nuk u konvenonte fryma shqiptare që mbretëronte në universitetin e parë privat në Maqedoni FON, pronë e familjes Canoski.

Poashtu Canoski pagoi çmim të lartë për shkak të kundërshtimit të regjimit VMRO-BDI, sepse gjatë qeverisjes së këtij regjimi, u rrënua objekti i tyre banesor Cosmos, në komunën Gazi Babë. Supozohet se ky objekt banesor ishte vlerësuar si i rrezikshëm nga regjimi VMRO-BDI, për shkak se shumë banesa ishin blerë nga pronarë shqiptarë. Kjo si duket ua ka prishur projeksionet demografike VMRO-së dhe BDI-së për komunën e Gazi Babës, prandaj edhe kanë vendosur ta rrënojnë, duke përdorë edhe tritol.

Edhe përkundër tentimeve të qeverisë së kaluar që t’i shkatërrojë, familja Canoski sot e kësaj dite njihet si një ndër familjet më të pasura në Strugë dhe në Maqedoni.
Sefer Canoski gëzon respekt të madhë te shqiptarët, maqedonasit, turiqt, torbeshët, dhe te komunitetet tjera./Almakos

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat