BDI me Merko sërish do të garojë në Strugë, kandidati më i nominuar ?!

Struga

BDI me Merko sërish do të garojë në Strugë, kandidati më i nominuar ?!

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 07:56
Ramiz Merko

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka caktuar kandidatin e saj për zgjedhjet lokale në Strugë. Sipas burimeve partiake për INA, Ramiz Merko, ish-kryetar i komunës dhe aktualisht ministër për tërheqjen e investimeve është kandidati që ditëve të ardhshme do të zyrtarizohet.

Merko ka marrë dritë jeshile edhe nga kryesia e BDI-së, por edhe nga gati të gjitha nëndegët e kësaj partie.

Ramiz Merko gjatë procesit të brendshëm partiak për zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune mori më shumë nominime për të qënë kandidatë i BDI-së në garën për Strugën.

Ditëve të fundit ai i pyetur nga mediat se a do të kandidojë për kreun e Komunës së Strugës, theksoi se nëse BDI, dhe lideri Ali Ahmeti i kërkojnë të marr atë përgjegjësi, atëherë do të bëhet pjesë e garës dhe do ta marr në konsiderat kandidimin.

Nga Këshillat Vendor të BDI-së, nominime morën edhe kandidatët e tjerë Faton Pollozhani, Armend Shaqiri, Azdren Memeti, Ylber Sela

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat