Elmazi: Administrata e Komunës së Strugës “vlon” nga familjarët e Selës - Bota Sot
Elmazi: Administrata e Komunës së Strugës “vlon” nga familjarët e Selës

Struga

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Elmazi: Administrata e Komunës së Strugës “vlon” nga familjarët e Selës

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 23:31
Ziadin Sela

Ziadin Sela ka mbushur administratën e Komunës së Strugës me familjarë të tij. Kjo është akuza e radhës që kandidati i Lëvizjes BESA, Lavdrim Elmazi, ia ka bërë sonte kryetarit të LR-PDSH-së, njëherësh kandidat për kreun e Strugës, Ziadin Sela.

Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M, Elmazi e ka akuzuar Selën se djalin e dajës e ka emëruar sekretar.

”Sela ka punësuar djalin e dajës, ndërsa në administratën komunale ka të punësuar familjarë tjerë të tij. Mjafton ta dëgjojmë kur thotë ‘kam punësuar’ dhe jo ‘janë punësuar’. Nuk ka arritur të bëjë një ndarje në këtë drejtim”, ka thënë Elmazi, duke aluduar se Sela, Komunën e Strugës e sheh si pronë private.

Elmazi i BESËS e ka sulmuar Selën edhe për dështimet sa i përket infrastrukturës, deponisë së egër dhe mungesës së sigurisë dhe rritjes së krimit në territorin e Strugës.

“Deponia e egër po i merr frymën struganit! Në 2013, akuzat kryesore të Selës kundër oponentit të atëhershëm ka qenë deponia. Dhe tani, katër vite më vonë, Sela Strugën po e lë me po atë deponi, madje edhe më keq akoma se sa ishte. Dua të them se Struga nuk ka kohë të pres një kryetar që, nuk vendos se ku do të stacionohet – në Shkup apo Strugë, apo herë në qendër e herë në komunë! Struga nuk ka nevojë për një kryetar që mendon se problemet zgjidhen vet, pa i prek ato. Kështu veproi Sela”, ka thënë Elmazi, i bindur se Sela, pas zgjedhjeve, do ta braktis Strugën dhe do marrë post qeveritar në Qeverinë e Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test