Kush fiton në Strugë? - Bota Sot
Kush fiton në Strugë?

Struga

E premte, 15 dhjetor 2017

Kush fiton në Strugë?

Nga: B.S Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:41
Sulejman Mehazi

Opinionisti Sulejman Mehazi, në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka komentuar për garën për kryetar të Stugës.

Shkrimi i plotë:

KUSH FITON NË STRUGË

Pas Tetovës, gara më interesante gjatë këtyre zgjedhjeve lokale do jetë në qytetin pitoresk të Strugës. Në garë janë tre kanditatë me vota thuajse të  barabarta: Ramiz Merko i BDI-së, Zijadin Sela i ASH-së dhe Lavdrim Elmazi i Besës.

Sipas llogarishmërisë së inateve e interesave partiake del se lufta më e madhe do bëhet mes Ramiz Merkos dhe Zijadin Selës. Në Strugë për shkak të koalicionimit të BDI-së me partinë maqedonase LSDM,  Zijadin Selës i dobësohet e i keqësohet rëndë fitorja e radhës. E themi këtë për shkak se Zijadini gjatë këtyre zgjedhjeve lokale disi duket i vetmuar ndaj konkurentit të tij politik Merko për shkak pamundësisë koalicionuese me partitë jo vetëm maqedonase, por edhe shqiptare. E vetmja shpresë koalicionuese e Selës në Strugë është me Besën shqiptare dhe me VMRO-në armiqesore, për të fituar e marrë Strugën, për ndryshe variantet tjera koalicionuese me Selën, janë të pamundura e të parealizuara. 

Pra, Sela as me Besën s'i ka punët mirë, as me PDSH-në, as me VMRO--në që donin ta mbytnin.

Në anën tjetër favori i Merkos shihet haptazi, ai jo që është në koalicion me Zaevin, por gjatë balotazhit, këta të PDSH-së të Thaçit, për inat, do votojnë për Merkon. Kështu që për të fituar Zijadin Sela, gjatë ciklit të dytë të votimeve duhet të bashkëpunonte jo vetëm me Besën , por edhe me VMRO-në e Gruevskit, për Zijadinin është e patolerueshme bashkëpunimi me VMRO-në, prandaj sipas kësaj analize del se Zijadini i vetmuar e i rrethuar me kundërshtarë politikë shqiptarë e maqedonas shumë rëndë e ka për ta fituar qytetin e Strugës. Nëse Zijadin Sela dhe ASH  gjatë balotazhit nuk bashkëpunojnë e s'merren veshtë me Besën e Bilall Kasamit dhe VMRO-në e Nikolla Gruevskit atëherë është e pashmangëshme humbja ndaj Ramiz Merkos.

Ja koalicionet e mundshme në Strugë:

-BDI+LSDM+PDSH=fiton BDI-ja;

-ASH+BESA pa VMRO-në=humb ASH-ja;

-BESA+ASH+VMRO-ja=fiton Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test