E habitshme: Struga me 63.376 banorë, ka 60.580 votues - Bota Sot
E habitshme: Struga me 63.376 banorë, ka 60.580 votues

Struga

E hënë, 18 dhjetor 2017

E habitshme: Struga me 63.376 banorë, ka 60.580 votues

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 12:37
Struga

Edhe Struga po voton sot dhe në kohë janë hapur qendrat e votimit.

Këto zgjedhje lokale janë ndër zgjedhjet më karakteristike në teritorin e komunës së Strugës për shumë arsye, por në rend të parë për shkak të përballjes së kandidatëve të partive shqiptare në pushtet (njëra mbi 12 vjet e tjetra tani) dhe kandidatit të opozitës, përballë kandidatëve të partive të bllokut maqedonas (njëra në pushtet dhe tjetra 12 vjet në pushtet e taninë opozitë).

Edhe më karakteristike janë NUMRAT. Bëhet fjalë për numrin e votuesve që është publikuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që është një apsurditet i llojit të vet. Struga, si komunë sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka 63.376 banorë, ndërsa ka 60.580 votues!, informon INA.

Ky numër është për librin e Ginisit, sepse as në vendet me natalitet më të ulët në botë nuk ka gjasa që 95% të popullatës së komunës së Strugës të jenë të moshës madhore, kur kihet parasysh se vetëm në shkollat fillore janë afro 10.000 nxënës të moshës minorene. Ku i kanë gjetur Komisioni Shtetëror Zgjedhor 60.580 votues në mesin e 63.376 banorëve, do të ishte e udhës të sqarohen nga ky Organ shtetëror, sepse këto NUMRA nuk korespondojnë me realitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test