Fotografon votën, kapet nga policia - Bota Sot
Fotografon votën, kapet nga policia

Struga

E hënë, 11 dhjetor 2017

Fotografon votën, kapet nga policia

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 13:03
Pamje nga votimet në Maqedoni

Një votues në qytetin e Strugës ka fotografuar votën në vendin e votimit por është diktuar nga një vëzhgues i shoqatës qytetare MOST.

Votuesi është shoqëruar më pas nga policia të cilët kanë gjetur foton në celularin e tij.

Pas kësaj, zhvillimi i procesit në këtë qendër të votimit ka vazhduar pa u ndërprerë, ku deri në ora 12:00 kanë dalë 12% të votuesve.

Ndryshe, në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale, gjatë të cilave do të zgjidhen kryetarët e 80 komunave dhe të qytetit të Shkupit si dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Më herët, u raportua për një incident në Butel, ku pati përleshje me grushte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test