BESA do të përkrahë Selën në Strugë, Gostivar, Dibër, Vrapçishtë dhe Bogovinë - Bota Sot
BESA do të përkrahë Selën në Strugë, Gostivar, Dibër, Vrapçishtë dhe Bogovinë

Struga

E enjte, 14 dhjetor 2017

BESA do të përkrahë Selën në Strugë, Gostivar, Dibër, Vrapçishtë dhe Bogovinë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:31
Ziadin Sela

Partia e Ziadin Selës Aleanca për Shqiptarët si dhe lëvizja BESA nuk arritën të fitojnë asnjë komunë në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Maqedoni, por në disa komuna ku do të ketë rund të dytë Besa do të përkrahë kandidatët e partisë së Selës, shkruan Fakte.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë kandidatët e Besës në këto komuna, duke bërë thirrje që bashkarisht të rrëzojnë BDI-në nga pushteti lokal në këto komuna. Kjo edhe me shpresën se LR PDSH do të përkrahë kandidatët e Besës ku ata vazhdojnë garën në rreth të dytë. 

Mirëpo shefi i shtabit zgjedhor të LRPDSH-së Ilmi Aziri për TV Shenja ka lënë vend për rezervë pasi që ka deklaruar se një qëndtim pro apo kundër përkrahjes së Besës do të shqyrtohet në periudhën në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test