Tragjedi në Strugë, digjet një vogëlushe 3 vjeçare - Bota Sot
Tragjedi në Strugë, digjet një vogëlushe 3 vjeçare

Struga

E hënë, 11 dhjetor 2017

Tragjedi në Strugë, digjet një vogëlushe 3 vjeçare

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:55
ilustrim

Në vajzë 3-vjeçare nga fshati Novosello e Strugës, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri që kaploi shtëpinë e banimit.

Nga policia njoftuan se dje në mesditë në shtëpia e 32 vjeçarit G.I u përfshi nga flakët e zjarrit për shkaqe ende të panjohura. Brenda në shtëpi ka qenë vajza të cilën kanë arritur të gjallë ta nxjerrin jashtë dhe menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Strugës, prej ku për shkak të lëndimeve serioze është transferuar për në Shkup.

Megjithatë vogëlushja nuk mundi të mbijetojë nga plagët e mëdha që kishte marr, ajo u nda nga jeta sot në orën 14.20.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit në Strugë, ndërsa trupi i vogëlushes i është dorëzuar familjes për varrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test