Janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 tetorit, priten arrestime në Strugë!? - Bota Sot
Janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 tetorit, priten arrestime në Strugë!?

Struga

E hënë, 11 dhjetor 2017

Janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 tetorit, priten arrestime në Strugë!?

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:28
ilustrim

Po sigurohen prova të mjaftueshme dhe dëshmitarë që do të faktojnë blerjen masive të letërnjoftimeve dhe pasaportave, të rreth 3 mijë votues, me qëllim që këto të fundit të mos dalin në votime, më 15 Tetor në Strugë.

Blerjet janë bërë nga ana e një partie politike në Strugë, gjegjësisht nga persona të afërt me njërin prej kandidatëve. Sipas burimeve tona, ka materiale në formë të inçizimeve dhe fotografi nga momentet e kryerjes së këtyre veprave të dënueshme me ligj.
Burime brenda MPB-së tregojnë se priten arrestime para rrethit të dytë të zgjedhjeve në Strugë.

Të dyshuar janë disa persona në cilësinë e blerësit të letërnjftimeve dhe mbi 20 shitës të tyre apo pronarë të letërnjoftimeve. Personat e dyshuar janë të të dy etnive më të mëdha në Strugë.

Për të gjitha këto raste janë të njoftuar edhe përfaqësuesit e huaj dhe zyra e OSBE-së në Shkup, të cilët janë prezent për çdo ditë në Strugë.
Blerja dhe shitja e votës është vepër penale e dënueshme me burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test