Sela nuk e pranon rezultatin në Strugë, thotë BDI-në e votuan maqedonasit - Bota Sot
Sela nuk e pranon rezultatin në Strugë, thotë BDI-në e votuan maqedonasit

Struga

E diel, 17 dhjetor 2017

Sela nuk e pranon rezultatin në Strugë, thotë BDI-në e votuan maqedonasit

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 21:36
Zijadin Sela

Kandidati për kryetar të Strugës, Zijadin Sela, ka akuzuar LSDM-në dhe Zaevin, për përçarje mes shqiptarëve.

“Në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë. Kemi rreth 3 mijë vota më tepër se Ramiz Merko dhe BDI. Në çdo fshat të Strugës ne kemi fituar. Vota shqiptare në qytet është e jona, ai ka marrë votat e LSDM-së. Shqiptarët e kanë fituar këtë betejë. Për ne është i papranueshëm ky rezultat”, ka thënë Sela, raporton Alsat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test