ASH: Gara në Strugë ngel e hapur - Bota Sot
ASH: Gara në Strugë ngel e hapur

Struga

E shtunë, 16 dhjetor 2017

ASH: Gara në Strugë ngel e hapur

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 11:16
ASH

“Shtabi Zgjedhor i ASH në Strugë mbrëmë pas orës 23:00 ka ankimiar 10 ankesa në Komision zgjedhor komunal për parregullsitë e shumta që u bënë sot në procesin zgjedhor në Strugë nga kandidati Ramiz Merko dhe ekipi tij. I ashtu quajturi “tren bullgar”, ishte i pranishëm nga militant të BDI dhe maqedonas të cilët në disa vendvotime kryesisht ne pjesët maqedonase krijuan parregullësi të procesit zgjedhor.

Gara në Strugë ngelën e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy jave të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën ngase pikërisht në ato vendvotime ku janë bërë parregullsi, është krijuar diferenca e vogel prej afro 600 vota mes Merkos dhe Selës. Nga shtabi i ASH Strugë, thanë se kanë edhe argumente të dokumentuar, dhe i kanë njoftuar edhe organizatat kompetente dhe OSBE, për parregullësitë në Strugë nga ana e BDI dhe LSDM”- thonë nga ASH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test