ASH-ja ka dorëzuar 13 ankesa në KSHZ për Strugën - Bota Sot
ASH-ja ka dorëzuar 13 ankesa në KSHZ për Strugën

Struga

E martë, 12 dhjetor 2017

ASH-ja ka dorëzuar 13 ankesa në KSHZ për Strugën

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 19:38
Aleanca për Shqiptarët (ASH)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka dorëzuar 13 ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, që kanë të bëjnë kryesisht për votim në Komunën e Strugës.

Nga ky institucion njoftojnë se për momentin nuk ka ankesa nga partitë tjera. Deri në orën 2 pas mesnate skadon afati edhe për dorëzimin e ankesave për procesin e mbledhjes dhe numërimit të votave.

KSHZ-ja ka afat prej 48 orëve që në një seancë publike të shqyrtojë ankesat e dorëzuara nga partitë politike kurse kundër vendimit të KSHZ-së mund të ngrihet padi në Gjykatën Administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test