Sruganët kërcënojnë: nuk do të paguajmë faturat derisa ka mungesë të ujit - Bota Sot
Sruganët kërcënojnë: nuk do të paguajmë faturat derisa ka mungesë të ujit

Struga

E enjte, 14 dhjetor 2017

Sruganët kërcënojnë: nuk do të paguajmë faturat derisa ka mungesë të ujit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:58
Ilustrim

Pa asnjë pikë uji për çdo ditë ngelin një pjesë e konsiderueshme e Qytetit të Strugës. Revolta e struganëve është e madhe sepse nuk bëhet fjalë për ditë ose muaj por se mungesa e ujit të njëjtit i preokupon për një kohë të gjatë, njofton Portalb.mk.

Për mungesën e ujit, struganët kërcënojnë se më nuk do ti paguajnë faturat e ujit. Mungesa e ujit është problemi kryesor që u premtua në zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Nga Ndërmarrja Publike “Pro aqua” thonë se furnizimet me ujë të qytetit janë ulur si pasojë e sasisë së vogël të ujit në burimet gjë që rezultoi nga gjendja hidrologjike e palakmueshme e ujti.

Nga katër stacionet e pompave në Strugë, vetëm njëra është funksionale sepse nuk ka ujë. Nga “Pro aqua”, për shkak të burimeve të pamjaftueshme bëjnë restrikcione gjatë periudhës kohore prej 23:00 të mbrëmjet deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test