Çobani nga Shqipëria vdes në Strugë, u helmua me gaz - Bota Sot
Çobani nga Shqipëria vdes në Strugë, u helmua me gaz

Struga

E enjte, 14 dhjetor 2017

Çobani nga Shqipëria vdes në Strugë, u helmua me gaz

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:54
Ilustrim

Ministria maqedonase e punëve të brendshme njofton se me datë 14.11.2017 ora 10 e 30 minuta, në stacionin policor në Strugë, nga ekipi i Emergjencës është paraqitur se në një veturë (furgon) në territorin e fshatit Livadhi, te vendi i njohur si “Gubja e Bardhë” është konstatuar vdekja e 39 vjeçarit me iniciale F.SH. nga Peshkopia, Republika e Shqipërisë. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi policor.

Më pas është konstatuar se F.SH. ka qenë i angazhuar te personi D.R. nga fshati Livadhi si çoban, kurse furgonin e ka shfrytëzuar si bujtinë. Në furgon është gjetur edhe një nxemje me gaz që është shfrytëzuar për ngrohjen e furgonit. Me urdhër të Prokurorit publik është bë obduksion dhe është konstatuar se F.SH. ka ndërruar etë si pasojë e helmimit me monoksid karboni. Pas sigurimit të dokumentacionit përkatës për transferim në Shqipëri, kufoma e të ndjerit do t’i dorëzohet familjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test