Ndalohet pirja e ujit nga ujësjellësi i qytetit në Strugë - Bota Sot
Ndalohet pirja e ujit nga ujësjellësi i qytetit në Strugë

Struga

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Ndalohet pirja e ujit nga ujësjellësi i qytetit në Strugë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Uji nga ujësjellësi i qytetit të Strugës është i ndaluar për pije, për shkak të rritjes së turbullirave, rritje të dukshme të ngjyrës dhe mungesë të klorit, që paraqet mundësi potenciale për kontaminim të ujit.

Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se rekomandimi për ndalesë për pije është lëshuar mbi bazë të rezultateve të bëra në një shkollë, spitalin e qytetit dhe një shtëpi private.

Lidija Simonoska nga ISHP në Ohër, tha se klorizimi shtesë nuk mund ta ndryshojë gjendjen e ujit, por duhet të bëhet pastrim i rrjetit dhe lëshim të ujit nga hidrantet.

Ndalesën për pijen e ujit e ka lëshuar njësia rajonale e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, prej ku kërkojnë që organet kompetente të sigurojnë ujë të pijshëm për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test