Strugë, banorët pijnë ujë të pakontrolluar - Bota Sot
Strugë, banorët pijnë ujë të pakontrolluar

Struga

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Strugë, banorët pijnë ujë të pakontrolluar

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Uji në disa fshatra të Strugës shpesh është me cilësi të ndryshueshme dhe të dobët, paralajmërojnë nga Qendra e shëndetit publik në Ohër.

Kjo ka të bëjë me klorizimin e parregullt të ujit që mund të sjellë zhvillimin e baktereve patogjene që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Situata e këtillë është më karakteristike për ato vendbanime me të cilët nuk ekonomizon NP Proakua.

Shumë fshatra vetë e bëjnë mbikëqyrjen, respektivisht e kontrollojnë cilësinë e ujit dhe gjithashtu bëjnë ekonomizimin me ujësjellësit e fshatrave. Në pjesën dërmuese të fshatrave kishim dhe kemi probleme me mungesën e mjeteve për dezinfektim. Vite me radhë apelojmë se duhet të bëhet kjo dhe se ndaj kësaj nuk duhet të jemi të papërgjegjshëm – deklaroi Sasho Toçkov, drejtor i qendrës së shëndetit publike, Ohër.

Nën kompetencë të ndërmarrjes Proakva nuk janë ujësjellës të 20 fshatrave në Strugë. Ata thonë se për shkak të klorizimit jo të rregullt të ujit gjatë 24 orëve, shpesh nga të reshurat vjen deri tek ndotja e tij. Deri më tani Proakva disa herë ka kërkuar që të bëjë ekonomizimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test