Janë gjetur 60 kilogram marihuanë në rrugën e vjetër Ohër-Strugë - Bota Sot
Janë gjetur 60 kilogram marihuanë në rrugën e vjetër Ohër-Strugë

Struga

E diel, 17 dhjetor 2017

Janë gjetur 60 kilogram marihuanë në rrugën e vjetër Ohër-Strugë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:28
60 kilogram marihuanë

Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, njoftoi MPB.

Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe policët e kriminalistikës – Sektori për Tregti Ilegale me Armë dhe Materie të Rrezikshme.

Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

SPB Ohër dhe Sektori për tregti ilegale ndërmarrin masa për dokumentimin e plotë dhe për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test