Shotë Galica nga Struga:Ndërkombëtarët nuk reagojnë në këto vise pa pasur gjakderdhje

Struga

Shotë Galica nga Struga:Ndërkombëtarët nuk reagojnë në këto vise pa pasur gjakderdhje

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 00:38
Blerona Brao

Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Struga, si dhe anëtare e këshillit inicues të protestave, i ka shkruar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke i kërkuar që të thotë një fjalë për rastin e Kumanovës, pas dënimeve drakonike të gjykatës maqedonase.

Në një intervistë për Albeu.com ajo shprehet se vendimet e Gjykatës së Shkupit për “Lagjen e Trimave” janë politike dhe rraciste. Ajo gjithashtu thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama është i obliguar edhe në Kushtetutën e shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve jasht kufijve administrative të Republikës së shqipërisë.

Si i gjykoni vendimet e Gjykatës së Shkupit në lidhje me dënimet e dhëna për grupin e kumanovës?

Tmerrësisht të njëanëshme, politike dhe me ngjyra të theksuara rraciste.

A keni shpresa tek ndërkombëtarët në lidhje me rigjykimin e grupit të kumanovës?

Jo, ndërkombëtarët në asnjë rast deri tani nuk kanë reaguar, përderisa nuk ka ndodhur ndonjë gjakderdhje në këto vise. Shembull kemi të panumërta, por më drastik ishte shembulli i luftës të vitit 2001, kur Shqiptarët të detyruar që të rrokin armët; ishte kjo bashkësi ndërkombëtare që i kërcënoi shqiptarët të dorëzoj armët dhe të “pranojnë” të ashtuquajturën “marrveshje e Ohrit”, e cila edhe pse në asnjë mënyrë nuk mund t’i jap zgjidhje konfliktit “shqiptaro-maqedon”, kurrë nuk u jetësua.

A bëni pjesë në ndonjë lëvizje studentore që parashikon protesta masive në Maqedoni, për mbrojtjen e Grupit të Kumanovës?

Së pari, unë jam një aktiviste që marr pjesë në të gjitha llojet e protestave, pavarësisht se kush i organizon, ndërsa në këtë rast jam edhe personalisht anëtare e këshillit inicues të protestave.

Përvec letrës që ju i dërguat Edi Ramës a keni menduar reagime të tjera në lidhje me këtë ngjarje ?

Natyrisht që presim reagime edhe nga faktoret e tjerë, mirëpo kryeministri shqiptar Edi Rama, mbi të gjitha është i obliguar edhe në Kushtetutën e shtetit shqiptar, që të jet në krye të detyrës kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve jasht kufijve administrative të Republikës së shqipërisë.

Nëse Edi Rama nuk reagon dhe nuk i përgjigjet letrës suaj cfarë keni menduar të bëni?

Nuk jam edhe aq e sigurt nëse do reagoj apo jo Edi Rama, por qëllimi im është të senzibilizoj opinionin shqiptar për gjendjen e pa durueshme në “maqedoni”, dhe me këtë, të njëjtit opinion t’ia bëjë me dije secili është në të vërtetë pozicioni dhe autoriteti i Edi Ramës në këtë rast.

Edi Rama është shpresa juaj e vetme per”Lagjen e Trimave”?

Jo në asnjë mënyrë. Por e përsëris që ai si kryeministër duhet të bëjë detyrën e vet, ndërsa çështjen tonë politike drejt zgjidhjes përfundimtare do ta çoj, sigurisht, Populli Shqiptar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat