Probleme me cilësine e ujit të pijshëm në Strugë - Bota Sot
Probleme me cilësine e ujit të pijshëm në Strugë

Struga

E mërkurë, 20 qershor 2018

Probleme me cilësine e ujit të pijshëm në Strugë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 20:55
Ilustrim

Autoritetet lokale nga Struga të kryejnë ndërhyrjeje konkrete të sistemit të burimeve në afërsi të fshatit Shum, nga ku qyteti dhe një pjesë e fshatrave përreth marrin ujë për pije, kërkojnë nga Qendra e Shëndetit Publik. Pas çdo reshje të rrëmbyeshme, vjen deri tek turbullimi i madh i ujit, kështu që shpesh ndalohet pirja e tij.

Tek burimi Shum është e nevojshme të bëhet ndërhyrje e ndërtimit teknik, për çka gjatë këtyre reshjeve që përfshijnë edhe një pjesë të hapësirës përreth burimit, të mos vijë deri tek turbullimi i ujit, apo deri tek mbledhja e dheut, gurëve, rrëshqitje të tokës përreth burimit. Prandaj duhet një herë e përgjithmonë ai problem të zgjidhet – deklaroi Sasho Toçkov- drejtor i Qendrës se Shëndet Publik.

Toçkov thotë se ata janë të gatshëm me të gjitha kapacitet profesional për të ndihmuar që burimi të jetë i mbrojtur.

Për fat të keq ende nuk është bërë ndonjë hap konkret në këtë drejtim në mënyrë që edhe banorët e Strugës lirshëm dhe gjithmonë të konsumojnë ujë cilësor për pije – theksoi Sasho Toçkov- drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.

Nga komuna e Strugës premtojnë zgjidhje të problemit. Uji në Strugë për shkak të turbullimit muajt e fundit disa herë ka qenë i ndaluar për pije.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test