Së shpejti Teatri Profesionist në Gjilan me drejtor të ri…

Teatri

Së shpejti Teatri Profesionist në Gjilan me drejtor të ri…

Nga: T. Selimi Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:37
Teatri i qytetit

Këto ditë pritet që Teatri Profesionist në  Gjilan të jetë me drejtor të ri. Kështu, Adriana Matoshi, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit ka thënë, se përgjatë testit me shkrim, pikët maksimale i ka marë Erson Zymberi, dhe përgjatë javës, sipas saj pritet edhe të intervistohen.

Alban Shahiqi, Bashkim Nexhipi, Emine Toska dhe Erson Zymberi janë katër kandidatët që po synojnë postin e drejtorit dhe tashmë i janë nënshtruar një testi me shkrim dhe të njëjtit do të intervistohen përgjatë javës. 

Adriana Matoshi anëtare e Këshillit Drejtues ka thënë se pikët maksimale nga vlerësimi i testit me shkrim i ka marë Erson Zymberi, dhe sipas saj, pritet tash edhe rezultati i intervistës që do të realizohet brenda javës. “Shumë shpejt do ta kemi drejtorin e ri”, ka thënë për fund Matoshi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat