Altina Nasufi do të vendosë për “sherrin” në Teatrin e Operas

Teatri

Altina Nasufi do të vendosë për “sherrin” në Teatrin e Operas

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 18:36
Altina Nasufi

Do të jetë Altina Nasufi relatorja e gjykimit të “sherrit” në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa qeveria ka miratuar dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit. Në regjistrin e Gjykatës Administrative të Apelit, më 1 korrik 2016 është regjistruar padia e Abigeila Voshtinës, drejtore artistike e TOB-së, kundër vetë Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Voshtina ka kërkuar “konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Urdhri i Titullarit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor nr. 60 datë 22.02.2016”. Në këtë urdhër, drejtori i atëhershëm, Ilir Kerni, paralajmëron për pushim nga puna Voshtinën. Në shkallën e parë të gjykimit është rrëzuar padia e Voshtinës, e cila ka vendosur ta vazhdojë përpjekjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në fund të korrikut, Ilir Kerni paraqiti dorëheqjen nga drejtimi i TKOBAP-së dhe qeveria sot e miratoi vendimin e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat