“Verë në Epidamn”, me shfaqje të reja në Amfiteatrin e Durrësit

Teatri

“Verë në Epidamn”, me shfaqje të reja në Amfiteatrin e Durrësit

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 15:45
Posteri

 Projekti kulturor “Verë në Epidamn” sjell këtë mbrëmje në Amfiteatrin e Durrësit shfaqjen “Binjakët” nga Plauti.

“Verë në Epidamn është festivali i parë në Amfiteatrin Romak të Durrësit, që po çlirohet çdo ditë nga objektet që i kanë zënë frymën”, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës. “Projekti vazhdon!
E diel, 14 gusht 2016, ora 21:00, “Binjakët nga Plauti”, regjia Driada Dervishi, me aktorët: Romir Zalla, Bes Bitraku, Amos Zaharia, Marvin Tafaj, Suela Bako, Adelina Muça dhe Sanie Hoti. Komedia që është shkruar 2200 vjet më parë me epidamns qejflinj dhe pijedashës të verës”.

Emri i Festivalit Verë në Epidamn u frymëzua nga komedia e Plautit “Binjakët”e vitit 206 para Krishtit, ku epidamnasit përshkruhen si njerëz qeflinj e si pijedashës të verës. Vera si pije e vera si stinë bëhen bashkë në Epidamn.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat