Festivali “Fantasio” në Trento

Teatri

Festivali “Fantasio” në Trento

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 16:15
Shfaqja e Laurent Gjecit

Regjisorët e rinj shqiptarë do të kenë edhe një mundësi më shumë për të punuar me regjisorë të huaj në Itali. Në edicionin e tretë të tij, Festivali “Fantasio”, që mbahet në muajin shtator në Trento, këtë vit do të mirëpresë edhe aplikime nga regjisorët e rinj shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi të punojnë krah kolegëve spanjollë, francezë dhe të tjerë regjisorëve teatralë nga Europa.

“Festivali konsiston në një tekst të përbashkët që u jepet të gjithë regjisorëve të përzgjedhur. Pas një muaji qëndrimi bashkë me njëri-tjetrin, ata vënë në skenë të njëjtën pjesë, në mënyrën e tyre të konceptimit”, tha Laurent Gjeci, aktor.

Pas provave që zgjasin 10 ditë, festivali kurorëzohet me dy mbrëmje finale, nga të cilat përzgjidhen edhe 3 çmime. Por më shumë se çmimi, mentori për regjisorët shqiptarë thotë se është eksperienca e fituar ajo që vlen më shumë.

“Ajo që vlen më shumë është fitimi i eksperiencës për regjisorët e rinj shqiptarë, pasi do të kenë mundësi të qëndrojnë me regjisorë të huaj me eksperiencë në Itali. Mënyra sesi konfrontohen me njëri-tjetrin dhe ajo çfarë ata mund të marrin nga ky festival është më e rëndësishmja”, tha më tej aktori Gjeci.

Për t’iu ardhur në ndihmë regjisorëve të rinj, Laurent Gjeci do të mbajë edhe një sesion të hapur në datën 16 gusht, në projektin e mbështetur nga “iAct” dhe Ministria e Kulturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat